Gjekmarkaj: Dhuna më e madhe në Shqipëri është ajo ndaj opozitës!

Nënkryetar i PD, Agron Gjerkmarkaj, theksoi se dhuna më e madhe që po bëhet në Shqipëri është ajo ndaj opozitës.

Në një intervistë në News24, Gjekmarkaj tha se opozita do të vijojë aksionin e saj në Kuvend, por rikonfirmoi se deputetët demokratë nuk kanë ndërmend të bojkotojnë atë që e cilësoi si hapësirë demokratike.

Gjithashtu Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca ka marrë peng rregulloren e Kuvendit dhe po përjashton pa asnjë bazë deputetët e opozitës, pasi ky është modeli që kjo mazhorancë kërkon, të mos ketë opozitë përballë.

“Ne nuk jemi qenie mitologjike, jemi njerëz mëse të zakonshëm, por jemi të vendosur të qëndrojmë dhe t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë opozitar.

Ne nuk do të lemë bosh për asnjë çast hapësirën demokratike që ta uzurpojnë ata që kanë uzurpuar demokracinë shqiptare.

Edi Rama do na ketë përballë, shqiptarët do na ndjekin dhe besojmë se do të kemi një pranverë siç e meriton ky komb”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …