Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

CNN: Gjykata Evropiane e Drejtësisë e quan të paligjshëm paktin Rama-Meloni për emigrantët afrikanët në Shqipëri

Qeveria italiane ka përballë një sërë sfidash të reja ndërsa përgatitet të hapë dy qendra të trajtimit të emigrantëve në Shqipëri në tetor, aty ku burrat afrikanë që kapen në det, do të procedohen për azil.

Është një lëvizje për të cilën administrata e djathtë thotë se do të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe do të lejojë vetëm ata që kanë realisht të drejtë të hyjnë në Bashkimin Evropian, por që ka provokuar kundërshtimin e grupeve të të drejtave të njeriut.

Të premten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se plani për t’i devijuar në det të hapur emigrantët që vijnë nga vendet që Italia i konsideron “të sigurta”, por që Bashkimi Evropian nuk i quan të tilla, nuk është i ligjshëm.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është detyrues. Ndaj Italia dhe Shqipëria nuk janë të ndaluara që të vazhdojnë me planin e tyre.

Qendrat – njëra në qytetin port të Shëngjinit dhe tjetra më tej në brendësi në Gjader – duhej të hapeshin më 1 maj pasi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje dypalëshe nëntorin e kaluar, por “rrethanat e paparashikuara” duke përfshirë vonesat në ndërtim dhe burokracitë kanë shtyrë vazhdimisht hapjen e tyre.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi tha muajin e kaluar: “Do të nisim në tetor. Patjetër që ka pasur disa muaj vonesë, ka pasur disa kontrolle normale, në të cilat kemi zbuluar, për shembull, që terreni duhej të përforcohej. Kjo është e gjitha, vonesa shumë normale gjatë ndërtimit.”

About Krye Redaktor

Check Also

Pakti për universitetin si “shëndetësia falas”/ Xhaferri: Në 19 dhjetor studentët marshojnë nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARI I FRPD, BESART XHAFERRI Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 …