Pollo: Mosbindja civile tregoi se opozita ka mbështetjen e popullit!

Anëtari i kryesisë së PD, Genc Pollo thotë se protesta e opozitës tregoi se kjo e fundit e ka mbështetjen e popullit.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites me moderator, Edvin Parruca, Pollo tha se pas burgosjes politike të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji lindi nevoja për një reagim opozitar.

Sipas Pollos, opozita tregoi kredo politike duke mos bojkotuar parlamentin, pavarëisht segmenteve të caktuara të mazhorancës që e dëshironin një gjë të tillë.

Anëtari i kryesisë së demokratëve, theksoi gjithashtu nevojën për një qeveri teknkike para votimeve parlamentare të pranverës së ardhshme, si një garanci sipas tij për të pasur zgjedhje të balancuara.

“Opozita reagoi. Pas burgosjes së Salianjit ishte nevoja të tregohej reagimi i opozitës. Tregoi se e ka popullin me vete dhe në mbështetje. Burgosja e një deputeti të opozitës, është përpjekja për të mbrojtur anën kriminale të qeverisë dhe lidhjeve të saj me krimin.

Edhe pse ka segmente të mazhorancës që do t’u interesonte të shtynin opozitën drejt bojkotit në parlament. Basha e dëmtoi opozitën me djegien e mandateve.

Molotovët, reagim i duhur nga një banditizëm i tërë nga qeveria në pushtet. Në vetvte s’jam i sigurt që përtej Shqipërisë, aprovimi është i plotë dhe imediat.

Opozita maqedonase kishte një situatë të ngjashme dhe mazhoranca e asokohe pranoi që të instalonte qeveri teknike me anë të një marrëveshjeje mazhorancë-opozite. Marrëveshje që funksionon.

Një model i tillë në një situatë kapjeje shteti, është një model u mirë, do shtensiononte situatën dhe rriste shanset për mos kapjen e shtetit. Angazhim maksimal për të fituar në zgjedhjet e ardhshme. Proetsta është e dobishme, edhe për funskionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, veç asaj që i shërben edhe opozitës.

Sondazghet tregojnë se opozita mbështetet më shumë së gjysmë milioni në Shqipëri. Kultivimi i këtij elektoralti, përmes denoncimeve publike të skandaleve të qeverisë. Në Kuvend u miratua vota se diasporës dhe ka një potencial të madh votash, që mund të jenë të opozitës. Në zgjedhje është e nevojshme, që të ketë rotacion pushteti. Qeveri teknike është mundësi për të pasur zgjedhje të balancuara. Opozitën s’mund ta shuajë Edi Rama”, u shpreh Pollo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nesër në ora 11 të gjithë te bashkia kundër hajdutit të fondeve e pasurive publike!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin e sotëm u ndal dhe tek …