Si vëllai i Fatmir Xhafajt i dha 1 kg heroinë agjentit të DEA-s

Janë dokumenta ekskluzive pjesë e dosjes së Gjykatës italiane për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.
Agron Xhafaj është dënuar 7 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Në dokumentet e palës italiane, rezulton se vëllai i ministrit i ka dorëzuar 1 kilogramë heroinë një agjenti të inflirtuar.
Me vendim nr 2232, i 2012, i Gjykatës së Lartë të Italisë është rrëzuar kërkesa e Xhafës duke lënë në fuqi dënimin me 7 vjet burg. Për pasojë ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së për drogën. Marrëveshja ishte për shkëmbim të drogës mes grupeve. Në operacionin e drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA-s, të cilit iu dërguar 1 kg heroinë që e siguroi Agron Xhafaj.
Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA

About Krye Redaktor

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …