Elton Kacidhja, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Veliajt në punët e tij të bashkisë është thirrur në SPAK.
Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që ti merren deklarimeve në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.
Elton Kacidhja është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e medieve, por që nuk ja kanë dalë.
Pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, në lidhje me skandalin e inceneratorëve dhe të kompanisë ‘5D’, Erion Veliaj i ka zëvendësuar njerëzit e tij më të afërt, me të tjerë drejtorë të administratës bashkiake.