Pas thirrjes në SPAK Çyrbja i PS dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit. Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

Vendimi për t’i dhënë fund detyrës si ligjvënës është konfirmuar nga vetë Çyrbja. Në një reagim për mediat, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë Çyrbja.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …