Gazetari Lutfi Dervishi ironizoi me lajmin e raportuar nga Guardia di Finanza në Itali se sipërfaqet e mbjella me hashash në Shqipëri janë trefishuar.
“Pas vendosjes së sateliteve “Albania 1” dhe “Albania 2”, u trefishuan sipërfaqet e mbjella me hashash.
Lajmin e thotë Guardia di Finanza, por ne falë sateliteve kemi pamje më të sakta se të italianëve.
Satelitët Që Duam”, shkruan ai.
Kujtojmë se Edi Rama ka shpenzuar të paktën 6 milionë euro për satelitët që nuk po kryejnë asnjë funksion.