Berisha: Ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, ne do të fitojmë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të dëshpëruar dhe pesimistë që t’i bashkohen Partisë Demokratike.

Berisha tha se, ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, ne do të fitojmë.

Berisha: Shqipëria nuk ka patur kurrë një soj të fëlliqur qeveritarësh si këta që janë sot.

Hajdutë nga mëngjesi në darkë të qytetarëve shqiptarë.

Çdo ditë që kalon është e rëndë për shqiptarët, është tepër e rëndë për shqiptarët.

Është thirrje dhe apel për demokratët dhe opozitët, dhëmb për dhëmb, ballë për ballë me falangat e narkoshtetit, me këtë kalbësirë që kundërmon erë në Europë dhe botë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar, që ende janë pesimistë, bashkohuni me ne.

Është radha jonë, është radha jonë.

Ne do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Plas në PS për listën e Fierit

Në një intervistë për News24, deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka komentuar kandidimin e Ceno …