Veliaj i blen drejtoreshës 30 milion lekë karrige rrotulluese me masazh dhe varëse rrobash

Drejtoresha e Erion Veliajt për taksat, Laura Deliu nuk ndihet e relaksuar në karrigen dhe tavolinën e ish-drejtorit Arli Naska. Ajo ka vendosur të ndërrojë mobiliet.

Prokurimi ka si objekt ‘blerje orendi zyre’, ku kjo Drejtori ka skualifikuar 6 oferta të mira dhe ia ka lënë porosinë biznesmenit të favorizuar.

Laura ka kërkuar të ndryshojë të gjithë mobiliet e saj nga karrigia pasi nuk duket e rehatshme deri tek varësia e rrobave dhe ndonjë komodinë.

Madje është kujdesur që mobiliet t’i porosisë cilësore dhe trendi. Në dokumente theksohet se karrigia duhet të jetë rrotulluese, e rehatshme, me lëkurë të cilësisë së parë dhe ekologjike. Ndërsa më tutje thekson se dollapi duhet të jetë me kapak xhami dhe rrota lëvizëse. Kjo pasi i është mërzitur dollapi i vjetër me siguri jashtë mode

Për këto teka të drejtoreshës, Lali Eri ka autorizuar të prishen 30 milionë lekë nga buxheti. Me këto lekë që harxhon Laura, që i ka mbledhur nga taksat e kryeqytetasve, mund të rikonstruktohet nga e para një shtëpi e ndonjë familje të dëmtuar nga tërmeti. Epo ku pyet drejtoresha e Veliajt për këto, fillimisht duhet garantuar komoditeti i saj në zyrë.

Kështu Laura hapi tenderin për të cilin u dorëzuan 7 oferta nga kompanitë e interesuara. 6 ofertat më të arsyeshme varionin nga 16 milionë deri në 24 milionë lekë. Pra mund të kurseheshin të paktën 14 milionë lekë nëse  drejtoresha do respektonte ligjin.

Në fakt Deliu i ka skualifikuar që në fazën e parë duke argumentuar se të gjitha nuk kanë paraqitur dëshmi për rezultatet e testimit përfundimtar të mallrave. Por, përderisa të gjitha paskan mangësi të në dokumenti, do të thotë që diçka është keqkuptuar.

Ligji mbi prokurimet thotë se Lura duhet t’i kishte njoftuar operatorët për këtë dokument që u mungonte dhe t’u jepte mundësi të konkurronin.

Kështu ka kaluar për në fazën finale vetëm oferta e “Eduart Xhixha PF”, me vlerë 26 milionë lekë, sa 96%  e fondit limit.

APP e ka regjistruar kontratën e drejtoreshës pa kurrfarë mbikëqyrjeje. Ndërsa Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit./Publik.al

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama shkoi vetë në Bordin e Paqes, pasi Harami është skllavi i tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat komentoi vizitën e kryeministrit …