Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime, pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te Gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152.

Edhe te Gjuhë-Letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, studentët numërohen me gishtat e dorës, sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje me vetëm 8 studentë të regjistruar.

Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare, ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë Universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit, për të paktën 10 studentë për një program.

About Krye Redaktor

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …