Berisha: Paratë për rritjen e pensioneve, bursave e pagave, do merren në qindra mln euro që vidhen

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur sot te rritja e pensioneve, bursave e pagave për shqiptarët e ndershëm, ku shtresat më vunerabël të shoqërisë, vuajnë në skamje me pagesat qesharake të narko-shtetit të Edi Ramës.

‘Paratë për rritjen e pensioneve, bursave e pagave, do meren në qindra milionë euro që vidhen në rrugët e vendit’, theksoi Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

“Më lejoni pak të fillojmë së bashku këtu para jush të dëshmoj se ku do të mirren ato para.

Normale është të shtrohet kjo pyetje.

Së pari, Edi Rama e harron Ismailin. Kryeministri i ardhshëm do të udhëtojë vetëm si pasagjer në linjat tregtare. Ja ku i ndamë 20 milionë euro.

Ku do mirren ato para?

Të dashur miq!

Do mirren para së gjithash në qindra milionë euro që vidhen në rrugët e vendit.

Do të ju jap vetëm disa shembuj.

Rruga Orikum-Sarandë e keni parasysh e tëra në zonë shkëmbore-malore, 74 km është rikonstruktuar me 71 mln euro. Po sa janë rritur çmimet e ndërtimeve gjatë këtyre viteve?

Ato janë rritur 14%, asnjë qindarkë më shumë.

Pra rruga do të kushtonte sot 84 mln euro. Por rruga është e gjatë 74 km.

Të kthehemi pak këtu afër. Rruga Tiranë-Plepa nga Ndroqi është e gjatë 39 km. A mund të imagjinoni ju, se Edi Rama me Lubi Ballukun, kanë parashikuar nga 40 mln euro, që ishte ndërtimi, e kanë dyfishuar në 90 mln euro.

Miqtë e mi, në të gjithë botën kjo rrugë nuk kushton kurrë më shumë se 30 mln euro. Atëherë a mund ti heqim 60 mln euro nga kjo rrugë dhe na bëhen 80 mln nga udhëtimet e Ismailit të Edi Ramës.

Tjetër, atyre që bëjnë pyetjen se ku do ti gjejë Berisha lekët. Po. Ja këtu afër i kemi.

A e dini ju që rruga për tu shtuar me dy korsi, rruga Tiranë-Durrës, ishte parashikuar 190 mln. Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë çuar në 290 mln euro për të vjedhur. Por unë u them ju, se në asnjë vend të botës shtimi me dy korsi 34 km autostradë, nuk mund të shkojë kurrë më shumë se 50 mln euro.

Me 4 korsi janë ndërtuar autostradat, ndërtohen edhe sot në Kroaci me 1.2 mln euro.

Atëherë para, ata që thonë se ku do i gjejmë paratë, do të ua marrin ju o hajdutë.

Sepse vetëm në rrugën Tiranë-Durrës, ne do të kursejmë, duke e zgjeruar atë me standardet më të mira, do kursejmë 240 mln euro.

Pra u bënë së bashku me Ismailin e Ramës, 20 mln euro, me paratë e rrugës së Ndroqit u bënë gjithsej 320 mln euro”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …