Tentohet sërish vrasja e Trump në takimin në Kaliforni

Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se do po përballet me një seri atentatesh gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në ShBA, që do të zhvillohen në 4 nëntor.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, një burrë i armatosur i cili u përpoq të hynte në një ambient ku do të fliste ish-presidenti Donald Trump, u arrestua të dielën në Kaliforni.

Arrestimi u bë dje të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë ndaluar një tjetër atentat.

Sipas informacioneve të para, ai kishte mbi vete një armë, një revole dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.

Burri u pa nga policia lokale (jo siguria e Trump) në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

About Krye Redaktor

Check Also

Sulm terrorist në Gjermani, 11 të vdekur dhe 205 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur …