Kualifikimi në Evropian “deh” kuqezinjtë…

Kualifikimi në Evropian “fik” Shqipërinë, me kuqezinjtë që kanë përjetuar një regres të fortë në çdo aspekt, që nga momenti kur siguruan matematikisht një biletë për në Gjermani. I gjithë opinioni mendonte të kundërtën, të gjithë prisnin një Shqipëri më të fortë, më të pjekuar, por shifrat dënojnë Sylvinho-n dhe të besuarit e tij.

Në 10 ndeshjet e fundit, pas kualifikimit në Evropian, Shqipëria ka pësuar 6 humbje, 3 barazime dhe vetëm 1 fitore, atë kundër Ukrainës. Në 10 ndeshje ka pësuar 14 gola, vetëm përballë Lihtenshtejnit kemi arritur të mbajmë portën të paprekur, në 9-të sfidat e tjera në të gjithë rastet kemi pësuar gol.

As faza ofensive nuk ka qenë brilante pasi në 10 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola, më pas se një gol për ndeshje. Sigurisht në këtë shifra një peshë të rëndësishme kanë 3 takimet në Evropian, kundër ekipeve të mëdha si Italia, Kroacia e Spanja.

Këto shifrat janë me të vërtetë shqetësuese pasi kuqezinjtë e Sylvinho-s ka humbur shumë nga ai imazh i rëndësishëm i fituar gjatë kualifikueseve të Evropianit, ku mbyllën grupin me mbrojtjen dhe sulmin më të mirë.

Fitorja detyrim, por e kaluara flet për Gjeorgjinë

Brenda ose jashtë, e tillë është sfida me Gjeorgjinë, një transfertë që vendos fatin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Nëse synojmë kreun e grupit kjo është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, në të kundërt duhet të ri formatojnë edhe një herë objektivat në grupin B1.

Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, në një kohë kur në 16 përballje ndërmjet tyre, Gjeorgjia ka fituar 9 ndeshje, ka barazuar 4 dhe vetëm 3 fitore kanë shkuar për Shqipërinë.

Perballjet

Nuk duhet shkuar larg në kohë për të kuptuar se kjo është një ndeshje me një koeficient të lartë vështirësi pasi Kvara me shokë fituan në “Air Albania” në takimin e fundit të zhvilluar në shtator.

Basrtet

Gjeorgjia shihet favorite edhe në këtë takim, të paktën nëse i referohemi kompanive të basteve. Një sukses i mundshëm i ekipit të Sagnol vlerësohet me koeficientin 1,91, “X” vlerësohet me 3,30, ndërsa një sukses i Shqipërisë kotohet me 4,10.

 

About Redaksia

Check Also

Edin Zhegrova pranë Juventusit

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të …