Me një dorë ta jep, me tjetrën të merr shpirtin!

Nga Ylli MANJANI

Rritja e pensioneve duhet parë në harmoni me uljen e cilësisë së barnave që jepen me riimbursim.

Është më e efektshme kështu, sepse sasia e parave që marrin pensionistët shoqëruar me shkurtimin e jetës nga barnat me efekt placebo, ka domethënie.

Përndryshe po të marrin barna të mira perëndimore me princip aktiv të rregullt, jeta zgjatet dhe pensioni efektivisht ulet.

Si është më mirë të ulet pensioni, apo të ulet jeta?!!!

Ja pra që mendon qeveria për pensionistët. U shton një kokërr misri nga njëra anë dhe, nga ana tjetër u merr frymën me barna të skaduara.

****

Kanë ndryshuar të gjitha markat e barnave të riimbursueshme për pensionistës. Mjekët e familjes thërrasin çdo dotë pensionistët për t’u komunikuar “brandet e reja” të barnave që ata marrin. Janë sigurisht më të lira se atë më të lirat që kishin deri më sot dhe, kuptohet cilësia…

Po fundja mirë e ka qeveria e popullit të “bukës së gojës”…

Prindërve të mi u thashë të fillojnë hashashin më mirë. Të lumturohen disi të paktën…

About Redaksia

Check Also

Sali Berisha është sot në misionin e tij më të rëndësishëm!

Nga Nikola KEDHI Sali Berisha është padyshim figura kryesore politike e tri dekadave të fundit, …