Pensionistë, nxirrni në pension Edi Ramën!

Nga Agim XHAFKA

Dje mbasdite te shkallët e pallatit tim dy të moshuar po mundoheshin të ngjitnin një dollap nuk e di në ç’kat.

-A keni nevojë për ndihmë? -i pyeta dhe vura një dorë për ta shtyrë lart.

Dihasnin ata, por dhe unë. Në një pushim kati u thashë:

-Po ç’ne ju me ngarkim-shkarkim mobilesh? S’keni as moshë, as fuqi.

-Nuk jemi hamej. Jemi marangozë. Festuam në verë 70-vjetorin, por dhe kur të jemi 80 vjeç do ngarkojmë e shkarkojmë mobilje nëpër pallate.-tha njëri prej tyre.

-Se me pension 13 mijë lekë të reja që marrim a shtyhet muaji? – më pyeti tjetri.

Ç’t’u thoja? Kishin të drejtë. Askush qoftë dhe i vetëm, pa grua e familje, nuk gjallon dot me aq lekë. Por i pyeta me qëllim:

-Nxirrni në pension Edi Ramën atëhere. Ai si mësues e ka mbushur moshën. I bën mirë dhe për shëndetin se me ato sëmundje që ka i bën dëm posti i kryeministrit.

-E si ta nxjerrim ne në pension? -pyetën e qeshën dy marangozët 70-vjeçarë.

-Kollaj fare. Shitjani votën atij. I thoni që nëse nuk na i rrit pensionet të paktën me 100 euro në muaj harroje votën tonë. Ja, kaq duhet. Ju s’jeni pak, jeni 700 mijë.

Ata heshtën ca çaste. Po bluanin çka u thashë. Më tej pyetën si me dëshpërim:

-Po ku do gjejë aq shumë para?

-Këtë ta mendojë ai, jo ju. Po unë them se e ka kollaj fare për aq para. Boll të jetë më i rreptë ndaj vjedhjeve që bën administrat e dalin fondet. Boll të mos shpërblejë shokët dhe rriten pensionet. Boll të harrojë koncesionet, rrugët me 24 milionë euro kilometrin. Boll të mos jetojë në qiell me charter, boll të ulë rrogat e ministrave e deputetëve, boll të..

Nuk e zgjata më tej. I futa në mendime. Kapëm sërish dollapin e me marrje fryme e me ofshama dëshpërimi ia dolëm ta ngjitnim te kati i tetë.

Kur po më falenderonin për ndihmën i cyta:

-Vitin që vjen mos harroni, nxirrni Ramën në pension. Se i erdhi mosha. Se i takon.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …