“Tetori rozë”/ Berisha: Në Shqipëri, nënat, motrat, vajzat, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje, më fatkëqija se kudo tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ‘Tetori rozë’, muaji ku në mbarë globin, shoqëritë bëjnë përpjekje të rrisin ndjeshmërinë ndaj një armiku të egër të shëndetit të nënanve, vajzave dhe motrave.

Berisha tha se, për fatin më të keq, më duhet të them se në Shqipëri sot, si në asnjë vend tjetër në Europë, e ndofta si rrall-rrallë në ndonjë vend në botë nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje janë më fatkëqija se kudo tjetër.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore. Mirënjohjen time më të pakufishme për secilin prej jush, qendrestare dhe qendrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptare.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve guximtare që nga kjo tribunë e fjalës së lirë ngrenë zërin e tyre në mbrojtje të interesave të mbarë shqiptarëve. Frymëzojnë me guximin e tyre, tmerrojnë regjimin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, ky është muaji tetor. Këtë muaj, në mbarë globin, shoqëritë bëjnë përpjekje të rrisin ndjeshmërinë ndaj një armiku të egër të shëndetit të nënanve, vajzave dhe motrave, grave në Shqipëri dhe mbarë botën.

Ndaj edhe, në këtë përpjekje, muaji tetor quhet edhe muaji rozë, që synon para së gjithash të rrisë vetëdijen, ndjeshmërinë e nënave, grave, vajzave, motrave për një vetkontroll për këtë sëmundje, por edhe detyrimin e madh që ka shoqëria ndaj tyre për të krijuar të gjitha kushtet e një diagnoze sa më të shpejt, e një diagnoze edhe parandaluese dhe të një mjekimi dinjitoz.

Por për fatin më të keq, më duhet të them se në Shqipëri sot, si në asnjë vend tjetër në Europë, e ndofta si rrall-rrallë në ndonjë vend në botë nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje janë më fatkëqija se kudo tjetër.

Janë fatkëqija sepse vjedhja e tmerrshme e fondeve publike u gremis nga Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë, ka bërë që aparaturat për diagnozën e saj të jenë në tërësi në difiçitare dhe me defekte. Ka bërë që ilaçet për mjekimin e kësaj lloj sëmundje me përhapje të veçantë tek gjinia tjetër të mungojnë. Ka bërë që dhjetëra e qindra prej tyre të mbeten pa ilaçet bazë, të mos marrin dot ilaçin e duhur për stadin e sëmundjes.

Ka bërë, siç e dinë të gjithë, që dhe të kenë fatin e pamerituar të të ndjerës mësuese të nderuar, Ina Kasimati”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …