Bardhi: Buxheti i shtetit për përfitime personale! Ballukut iu shtuan 260 mln euro

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thotë se kjo vjen si ‘pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës, pasi buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve’.

‘Për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë

Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës!

Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.

Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.

Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO!

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …