Berisha: Kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë me ju!

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se në këtë 80 vjetor ndihet më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën e tij.

Berisha tha se, kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju.

“Miq, kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju.

Më mirënjohës se kurrë ndonjëherë për guximin, për sakrificën, për trimërinë, për atdhedashurinë, për qenien tuaj shqiptarë mbi shqiptarë.

U treguan barin ata që ecin të zhveshur nga çdo normë morale, kërkuan t’u trembin, t’u mposhtin.

Por ju dhatë leksionin më demokratik, më të guximshëm, më atdhetar se kurrë ndonjëherë.

Ju treguat veten shqiptarë të vërtetë.

Treguat veten qytetarë për të cilët busulla e jetës është e vërteta.

Në kushte më të pabarabarta, ata që me skenarin e tyre makabër besuan se zgjedhjet e majit të vitit 2023 do të ishin fundi i opozitës dhe PD, morën leksionin që meritonin.

Se fuqia para së gjithash dhe mbi të gjitha qëndron tek e vërteta.

Se forca qëndron tek e vërteta.

Dhe së bashku me ju, u bëtë 600 mijë shqiptarë që votuan kundër Shqipërisë pa opozitë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Deputetët që nuk janë në lista i ftoj që të kontribuojnë! Në politikë udhëtimi nuk ka vetëm një finish!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje nga Elbasani edhe atyre që nuk u …