DASH dhe ZDF buçasin për korrupsionin, që vetëm ambasadorët në Tiranë nuk e “shohin”!?

Nga Petrit VASILI

Të gjithë institucionet politike dhe qeveritare si Departamenti Amerikan i Shtetit, Parlamenti Europian, Keshilli i Europes, organizatat jo qeveritare më të zëshme dhe mediat më të mëdha të botës buçasin për narkoshtetin, pastrimin e parasë dhe korrupsionin shkatërrimtar të Edi Ramës dhe qeverisë.

Ambasadorët, që kanë zgjedhur të bëjnë protagonistin në Tiranë nuk flasin kurrë për ato zhvillime te tmerrshme korruptive, që ndodhin në Shqipëri për shkak të Ramës dhe qeverisë.

Ambasadorët flasin vetëm për opozitën dhe për kêrpudhën prej porcelani te oborri i kryeministrise.

Por ambasadorët nuk flasin dot për rrëmbimin e Portit te Durrësit nga Rama dhe shqyerjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Nuk flasin dot as për talebanizimin e Parlamentit nga Rama dhe për pushtimin nga Garda dhe shndërrimin e Kuvendit në nje gazermë të Gardës ku deputetët dhunohen nga gardistët.

Ambasadorët në Tiranë nuk “lexojne dhe as shohin dot” as mediat më të mëdha të vëndeve të tyre, që japin fakte të frikshme për narkoshtetin e Ramës.

Ambasadorë të tillë janë vërtet kaq ” interesantë”, sa që lajmet e mediave gjigande të vëndeve të tyre për Shqipërinë jua lexojnë shqiptarët se ambasadorët nuk kanë kohë se janë të zënë me inaugurimet korruptive të Ramës dhe konferencat gëbelsiane të tij.

Ambasadorë havjari mo!

About Redaksia

Check Also

Raporti: Rama dhe Veliaj kanë pushtuar mediat kombëtare, zënë 27% të kohës të të gjithë programacioneve

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se kryeministri, anëtarët e kabinetit qeveritar …