“Euronews”: Shqipëria hap kapitullin e parë të anëtarësimit mes trazirave politike dhe protestave të opozitës

Shqipëria çel sot grupkapitullin e parë të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe unionit, 10 vite pasi vendi ynë mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Por, hapja e bisedimeve zyrtare të pranimit në BE vjen disa ditë pasi mbështetësit e opozitës protestuan në rrugët e Tiranës, shkruan “Euronews”.

Presioni i brendshëm ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, është në rritje.

Mbështetësit e opozitës protestuan javën e kaluar në rrugët e kryeqytetit duke i bërë thirrje Ramës të largohej pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji dhe liderit të opozitës, Sali Berisha.

Opozita ka deklaruar se Rama po sundon me grusht të hekurt, duke i heshtur kritikët dhe duke abuzuar me pushtetin e tij për të pakësuar rivalët politikë.

Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti, u lirua nga burgu muajin e kaluar pasi u mbajt me akuza për blerje votash, të cilat u kundërshtuan nga Greqia. Kjo e fundit i vendosi kusht Shqipërisë që në rast se Beleri nuk lirohej, do të bëhej pengesë për anëtarësimin e vendit në BE.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …