Berisha: Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalin këtë regjim që po i mjeron përditë.

Berisha tha se, duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë. Hajdutët e kanë vendin në burg.

“Të dashur miq, të gjitha këto janë një thirrje për të gjithë ne, për çdo shqiptar.

Për ata që janë në rrezik nga varfëria, por edhe të tjerë kur shohin gjysmën e kombit të vet në rrezik nga varfëria. Kur shohin se këta, alternativë të vetme për të dalë prej saj kanë largimin nga Shqipëria.

Kur shohin se të sëmurët trajtohen si kopej, iu vidhen ilaçet dhe lihen pa ilaçet që ju shpëtojnë jetën, apo u zgjasin jetën. Kur shohin se arsimi i fëmijëve shqiptarëve, i fëmijëve të atyre që janë në Shqipëri degradon në mënyrë të frikshme.

Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë.

Me këtë rast edhe njëherë, edhe njëmijë herë do ta përsëris se PD me programin e saj vitin e parë të qeverisjes do t’i japë goditje përfundimtare varfërisë dhe rrezikut nga varfëria.

Nuk do ketë më në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë më në Shqipëri qytetarë shqiptarë që nuk do marrë minimumin jetik prej 200 eurove.

Nuk do të ketë pension në Shqipëri që do të marrë më pak se minimumi jetik. Nuk do ketë kurrë këto çmime stratosferike në dyqanet tona, do hiqen përfundimisht. TVSH-ja e ushqimeve bazë, do hiqet tvsh-ja e mallrave bazë.

Pra, do bëjmë një luftë të suksesshme, të pamëshirë kundër varfërisë dhe dhimbjeve të saj.

Ndaj dhe ftoj qytetarët të bashkohemi, të bashkohemi.

Është radha jonë është radha jonë, është radha jonë.

Hajdutët e kanë vendin në burg!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …