Berisha: Edi Rama firmos për vëllain, oligarkët, trafikantët, dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se me firmë personale ka dhënë miliona m2 tokë për ta afërmit e tij, oligarkët dhe trafikantët.

Berisha tha se, Edi Rama me firmën e tij firmos për vëllain, oligarkët, trafikantët, dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike.

“Të dashur miq, të kesh sot 46% të popullsisë të kërcënuar seriozisht nga varfëria, do të thotë që këta qytetarë çdo ditë të mendojnë t’ia mbathin sa sytë këmbët për të shëptuar nga ky rrezik ekzistencial i familjes së tyre.

Dhe ku, në një vend me pasuri përrallore. Për kë vjedh, se Edi Rama me firmën e tij firmos për vëllaun e vet dhe oligarkët, trafikantët, dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike.

Firmos me firmën e vet për Alabarin dhe Dubai City-n e tij. 1 mln m2 tokë publike në qytetin e Durrësit.

Grabit 224 mijë m2 tokë në Gjipe me sojin e tij hajdut. Kjo vjen sepse ky i babëzitur që i shikon shqiptarët si qenie për t’u zhdukur nga vendi i tyre është në garë për miliarder me konto të fsheht. Me familje soj e sorollop janë vërsulur si çakej mbi pasuritë e këtij shteti.

Ia jep vëllait të vet, ua merr pronarëve dhe i jep Olsi trafikantit 38 mijë m2 tokë, këtij trafikanti të poshtër. I jep baxhanakut me dhjetëra e dhjetëra tendera sekrete nga AKSHI, oborri i tij, i cili për hir të baxhanakut ka rritur me 40 herë prokurimet sekrete. Udhëton vet me avion taksi duke shpenzuar në dy vite 21 mln euro. Ndërton pista për Formula 1, në një kohë kur pensionistët numërojnë kafshatën.

Tallet me shqiptarët.

Ndërton tunelin e Llogarasë, tunelin më joekonomik të planetit, tunelin në të cilin i takon investimi 65 mijë euro për frymë që nuk ka shtet në botë që pranon ta bëjë.

Dhe jo vetëm kaq, por vjedh me një dorë 50 mln nëpërmjet kompanisë. E inaguroi miq, ju e patë, por tani u vuri drynin, sepse inaguroi pa asnjë kusht sigurie.

Kur të tjerët e denoncuan se tuneli është pa ajrim dhe rrezikon djegien të gjallë të kalimatërve në makina, u vërsulën si hiena kundër tij. Dhe tani nuk i mjaftojnë vjedhjet që ka bërë, se do gërmojnë e do gërmojnë, do vjedhin dhe më shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …