Berisha: Nuk gjen vend si Shqipëria për pasuritë përrallore që ka, por popullata vuan nga qeveria e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te vuajtjet që po përjetojnë shqiptarët në narkoregjimin e Edi Ramës.

Berisha tha se, nk gjen vend si Shqipëria për popullatën që ka, për pasuritë përrallore që ka, por vuan në mënyrë të pamerituara nga qeveria e saj.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore për ju qendrestarë dhe qendrastare të pamposhtur, misinarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari misionar në mbrojtje të dinjitetit të çdo qytetari, në mbrojtje të idelaeve të lirisë në këtë vend, në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve.

Një mirënjohje të pafund dua të shpreh këtu oratorëve, që nga kjo platformë e fjalës së lirë përcjellin në emër tuaj mendimet, të vërtetat që regjimi i mbulon me vellon e zezë të censurës para shqiptarëve.

Përcjellin nga kjo platformë dhimbjet, vuajtjet e pamerituara të qytetarëve shqiptarë, por dhe përçmimin, shkelmimin e lirive dhe të drejtave të tyre nga një bandë që nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk njeh gjë tjetër përveç kodit të mafies, kodit të vjedhjes, lidhjeve me krimin.

Të dashur miq, në të gjithë rajonin e Ballkanit Shqipëria për popullatën që ka ka pasuritë më përrallore, më mahnitëse se çdo vend tjetër.

Nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë një nëntokë kaq të pasur sa nëntoka e Shqipërisë. Po nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë ujëra dhe tokë pjellore, siç ka Shqipëria.

Nuk gjen një vend në këtë rajon të ketë brigje kaq mahnitëse, sa janë malet e Shqipërisë. Të ketë Alpet epike, siç janë Alpet e Shqipërisë.

Të ketë njerëz punëtorë. Të ketë pra naftën, detin, kromin, alpet, brigjet si asnjë vend tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …