Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin e lëngjeve edhe për ushqimin. Këtu nuk bëhet tha por bëhet në spital privat. I thashë po këtu pse? Nuk kishin as pajisjet por edhe se ndoshta nuk donin, sepse Mondi atëherë ka pas punuar edhe në një spital privat turk, d.m.th. punonin të dy me gjithë asistentin që bënin anestezinë. Kur ata nuk e lejuan futëm mik dike që ka qenë dikur drejtor i QSUT dhe im shoq e kishte kushëri dhe me ndërhyrjen e atij u bë, por ishim të detyruar që tubat e qelqit që duheshin për operacionin t’i blinim tek spitali turk. Ishin 2 tuba qelqi dhe kushtuan gati 300-400 euro se nuk i kishte Spitali Onkologjik.

Kjo është Valbona Geci, gruaja e ve e një qytetari që ndërroi jetë për shkak të kancerit akut në mëlçi. Ajo tregon historinë e dhimbshme të bashkëshortit të saj, i cili u diagnostikua me tumor në mëlçi dhe brenda pak javësh ndërroi jetë. Valbonës i kushtoi shtrenjtë Onkologjiku, bashkëshorti i saj jetoi dhe vetëm 5 ditë pasi u operua nga mjeku Edmond Gashi, ndërsa shpenzimet për këtë operacion nuk ishin të vogla.

Më dukej vetja sikur isha në hotel duke i paguar për ditët pas operimit nga 50 mijë lekë në dorë dr. Mondit për çdo natë qëndrimi aty deri ditën që ai ka dhënë shpirt. Në periudhën që ishte i shtruar në spital dhe ju e dini që për çdo ditë qëndrimi duhet të paguash infermierë etj., është dhe pjesa tjetër që Mondi mirë që merrte lekë 50-çen sikur ishte në hotel im shoq e jo në spital, por e merrte nga mua, e merrte lekun edhe nga kunata ime ose nga dikush tjetër. D.m.th. për ditë qëndrimi të atij merrte 100 mijë lekëshin. Ka qenë vetë Edmond Gashi që bëri operimin, tha do mundohemi të bëjmë më të mirën. Normalisht kam paguar. 500 mijë lekë i kam dhënë në dorë atij dhe 250 euro mjekut që bënte anestezinë. Mos të flasim për infermieren e analizave.

Bashkëshorti i Valbonës ndërroi jetë në moshë fare të re, vetëm 47-vjeç duke lënë pas hidhërim. Por ky nuk është një rast i izoluar. Historitë tragjike nga Spitali Onkologjik janë të shumta, ku pazari me vdekjen kushton shtrenjtë.  E trishtë është dhe historia e Renaldo Moravës, një djalë të cilit i vdiq nëna në moshën 58-vjeçe pas  trajtimit të marrë në Spitalin Onkologjik, aty ku që në ditën e parë që shkoi për trajtimin e nënës u përball me sorollatje.

Ne erdhëm tek spitali dhe na thonin shko këtu e shko atje. I bëra të gjitha çfare duhej, i mora të gjitha letrat dhe erdhëm për konsulte në Onkologjik. Ia treguam mjekut të kinikës private që e kishim çuar në fillim dhe na tha mos e ngacmoni nësë është shumë keq se mund të përkeqësohet. Kurse në Onkologjik ma bënë urgjente, ta fusim sot për nesër në operim. I bëmë analizat fillimisht nëpër laboratore private dhe ato na thanë duhet të shkosh patjetër te Onkologjiku për sondën. Por me këtë operim kaq të shpejtë na mungojnë disa gjera që spitali nuk i disponon që ta fusim shpejt. Mund të shkosh të privati t’i gjesh.

Pasi mjekët i tregojnë se në spital nuk ka pajisje për të kryer operacionin, i sygjerojnë të shkojë në klinikë private. Ku tjetër, te klinika e doktor Mondit.

Në momentin qe ata e hapën për operim, vendosën tubat, doli doktori dhe kapi babin veçmas se në atë kohë mezi futeshim dhe për shkak të Covid-it. Dr. tha na vjen keq që e hapëm po metastazat janë përhapur në të gjithë trupin, ajo nuk e ka të gjatë po ne tubat ia vendosëm. S’di ç’të them tha po ajo mund të rrojë të paktën 1 vit. Ajo u bë më keq, për 3 muaj iku. Shkoi me këmbet e veta në spital dhe kur vjen puna erdhi me arkivol. Andej nga Astiri. Tek Klinika Megis, aty mund t’i blinim tubat. Po mbrapa kur doli skandali në media e morëm vesh që ishte e vetja. Ne i bëmë të gjitha çfarë na thanë se na dhanë shumë shpresë, na thanë nxitojmë se do e shtyjë ajo, do jetojë. I kemi dhënë doktorit ndonjë lek  po këto ia dhamë vetë me thënë të drejtën se gjasme e futi me shpejt. Por këto tubat i morëm diku tek 280 euro. Ishin si plastike.

Jetona Shehu, një 38-vjeçare nga Tirana, është një tjetër paciente, e cila tashmë gëzon shëndet të mirë, por që pak kohë më parë u diagnostikua me kancer gjiri. Ajo rrëfen për Plug, se iu desh të kryente ndërhyrjen në spital privat, për shkak se në shtet nuk i bëhej planifikimi.

“Kemi 4 vite që sillemi vërdallë. Është me tumor siç e shpjegojnë doktorët. Ka hequr gjirin e djathtë dhe ka vazhduar 15 kimioterapi. 4 vite rresht që vjen këtu në këtë derë të spitalit çdo 3 javë të bëjë një gjilpërë për të shpëtuar jetën. Sot është në gjendje të rëndë. Kam 1 javë që sillem nëpër urgjenca edhe në doktorë, ik atje e hajde këtej, sot është me metastazë, është në gjendje të rëndë. Është për operim në kokë dhe nuk e di ku do futemi ku do mbytëmi ne. (I mbushen sytë me lot).

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …