Foto-skandal/ Dhuna e bandës së Gardës ndaj deputetes së opozitës, Hoti

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është është dhunuar nga gardistët është përjashtuar nga seanca plenare.

Përjashtimi i saj erdhi me urdhër të Kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila pretendoi se Hoti ka ardhur në Kuvend me benzinë dhe ka rrezikuar jetën e deputetëve të tjerë të pranishëm në seancë.

Demokratët thonë se, Hoti nuk hodhi benzinë në sallën e seancës plenare, por parfum.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës.

“Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha.

Kurse kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi 10 minuta pushim për të verifikuar se çfarë ishte ajo lëndë.

About Redaksia

Check Also

“REL”: Opozita po kërkon me protesta të ndryshme largimin e Ramës dhe qeveri teknike

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit …