Kalaja-Veliajt: Bli dy pako me sapune, njërën laj fytyrën sot, tjetra të duhet për te 313

Në fjalën e saj, përballë Bashkisë së Tiranës në protestën e organizuar nga opozita, avokatja Adrijana Kalaja u shpreh se kjo protestë u bë për të demaskuar vjedhjet, abuzimet, korrupsionin ndërkohë që na shpërfaqet një monstër me emrin Elisa Spiropali që nuk lejoi deputetët e opozitës të bëhen pjesë e seancës plenare.

“Sot më shumë se kurrë duhet të shkojmë atje për të mbrojtur pluralizmin, e kam një këshillë miqësore për Erion Velinë: Bli dy pako me sapuna, njërën për të larë fytyrën sot, e tjetra të duhet ta marrësh me vete tek 313’- u shpreh Kalaja.

“Përshëndetje njerëz të bukur, njerëz të mire, ku sot në protestën e 31 jemi këtu, nuk u tërhoqëm e nuk do të tërhiqemi deri në ditën që këta të vihen hekurat ashtu siç e miraton ligji dhe siç e parashikon Kushtetuta.

Jemi sot këtu për të demaskuar vjedhjet,  abuzimet, korrupsionin ndërkohë që na shpërfaqet një monstër me emrin Elisa Spirogjoka, eskorta e MCGonigal, eskporta e Pëllumb Gjokës që shumë shpejt do i bashkohet atij tek 313.

Ti moj bandite, nuk mund të ndalosh deputetët tanë të hyjnë në Kuvend, i kemi zgjedhur me votat tona dhe do i mbrojmë deri në fund.

Ka qenë një hekur këtu, që këta banditë të veshur me uniformë na pengonin për t’u futur në bashkinë tonë, sot atë hekur e kanë çuar në Kuvend dhe ne nuk do i lejojmë të na rrethojnë fëmijët apo familjet tona, nuk do i lejojmë të vjedhin Tiranën e Shqipërinë.

Sot më shumë se kurrë duhet të shkojmë atje për të mbrojtur pluralizmin, duhet të themi o sot o kurrë nuk ka rrugë të ndërmjetme, o do na djegin o do i djegim.

I kërkoj Velisë sot miqësisht, meqenëse ka mungesë tregu të blejë nja dy pako me sapuna, njërën për të larë veten e pakon tjetër ta marri me veten tek 313”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Skandali! Bashkia e Durrësit, 3.1 milionë euro fonde për një palestër dhe…

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar masakrën financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit që …