Deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar pas situatë tepër të rëndë që ndodhi mes deputetëve të opozitës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Baçi ka deklaruar se policia nuk ka vend në parlament dhe provokimi duke vendosur dorën për të nxjerrë armen ndaj deputetit është një rast shumë i rëndë që nuk duhet të ndodhi në një vend demokratik.
“Ne ishim tek porta dhe vjen një grup policësh me skafanta dhe ne u kthyem nga orta për tu futur në parlament. U mundova të shtyja policën që të futem në parlament dhe ai menjëherë futi dorën te pistoleta.
Nga ajo acarim unë i hoqa kapelën nga koka, një veprim që nuk duhej bërë nga ana ime por u ndjeva keq kur ai vuri dorën te arma për të reaguar ndaj një deputeti.
Parlamenti është pushtuar nga policia, është pushtuar nga garda absolutisht deputetët janë pa të drejta dhe merre me mend se çfarë ndodh kur protestojnë qytetarët”, tha Baçi.