Noka: Ditën e hapjes së negociatave, Kuvendi kthehet në burg të sigurisë së lartë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur tek Parlamenti, u shpreh se ky institucion është kthyer në një burg të sigurisë së lartë pikërisht në ditën kur hapen negociatat me BE-në.

“Ky është një burg i sigurisë së lartë.

Ditën që hapen negociatat, ky parlament kthehet në një burg të sigurisë së lartë.

Kreu i narkosit ka ngujuar zonjën 5 milionë dollarë në parlament.

Miss 5 milionë dollarë e ka kthyer parlamentin në një burg të sigurisë së lartë ku nuk lejohen takimet.

Ja, ky është parlamenti i vendit që hapi negociatat,” tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka për mediat tek parlamenti.

Efektivët e Gardës me urdhër të kryeparlamentares Elisa Spiropali kanë ndaluar deputetët e Partisë Demokratike që të futen në seancën e sotme plenare.

Kjo ka sjellë që deputetët menjëherë sapo kanë mbërritur në oborrin e Kuvendit të përplasen me gardistët, teksa e kanë patur të pamundur të futen, pasi vlen të theksohet fakti se socialistët kanë dyfishuar numrin e gardistëve nga hera e fundit, si dhe kan/ rrethuar godinën e Kuvendit me kangjella.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda Kuvendit deputetët të cilët nuk janë përjashtuar.

Ndërkohë, socialistët janë futur në Kuvend 90 minuta para nga frika e përplasjes me deputetët e opozitës.

 

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre! Rama është unik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes …