Protestuesit tentojnë të futen në Kuvend, përplasen me Gardën dhe Policinë

Rreth 1 orë e 50 minuta ka zgjatur seanca e sotme në Kuvend, ku sërish opozita u la jashtë sallës, teksa u regjistruan tensione si brenda po ashtu edhe jashtë godinës.

Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranë kanë shkuar tek Kuvendi dhe kanë tentuar të futen në oborr.

Por, ata janë ndaluar me forcë nga efektivët e Policisë dhe ata të Gardës së Republikës që janë bërë “gardh” tek dera.

Ndërkohë, deputetë e mazhorancës dhe ministrat, nisur nga kjo situatë e tensionuar tek njëra derë e Kuvendit, kanë shfrytëzuar derën tjetër për të dalë të qetë dhe pa u përplasur me askënd.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …