Shehu-Spirapalit: Po shkel të drejtat e deputetëve, hap dyert!

Deputetët e opozitës nuk janë lejuar të futen në sallën e parlamentit që të bëjnë detyrën që u caktuar populli, por janë penguar nga efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se diçka e tillë nuk ka ndodhur as në kohë më të vështira të parlamentit dhe ky është një krim ndaj demokracisë, është një goditje ndaj parlamentzrizmit.

“Ju e keni ktheyr në këtë gjendje, e keni rrënuar demokracinë shqiptare duke filluar që nga arrestimi politik i Berishës, duke vazhduar mos-lejimin  e deputetëve në sallë parlamenti. Kjo gjë ndodh vetëm në grushtet e shtetit, a e kuptoni ju se çarë do të thotë kjo zonja kryetare?-u shpreh deputeti.

Fjala e plotë

“Janë deputetët gjoja, por në fakt janë të mënyrë arbitrare garda nuk i lejon që të futen, e  kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Të futet garda ushtarake në parlament, janë efektivët tuaj atje. Dilni jashtë shikoni se çfarë bëhet dhe disiplinoni njerëzit e zbatoni rregullat.

Kam që në vitin 91 deputet e kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë, asnjëherë nuk ka ndodhur as në moment më të vështira.

Ky është një krim ndaj demokracisë, është një goditje ndaj parlamentzrizmit dhe që ta dini që sot në këtë mënyrë nuk ka më parlament.

Ju e keni ktheyr në këtë gjendje, e keni rrënuar demokracinë shqiptare duke filluar që nga arrestimi politik i Berishës, duke vazhduar mos-lejimin  e deputetëve në sallë parlamenti. Kjo gjë ndodh vetëm në grushtet e shtetit, a e kuptoni ju se çarë do të thot ëkjo?

E kuptoni përgjegjësinë e madhe që po merrni në kurrizin tuaj për këtë situatë tërësish anormale e të papranueshme, merrni masat zonja kryetare.

Nuk janë dhunuar ata, ikni e disiplinoni efektivët tuaj se po sillen si banditë me deputetët e opozitës, a ka shembull në Europë që po ndodh diçka ët tillë?

Kjo është shkelje e të drejtave të deputetëve, këtu ka marrë fund gjtihçka. Hpani dyert e të futen deputete nuk keni të drejtë që t’i ndaloni ato, duke nisur që nga ju që jeni në krye të parlamentit keni përgjegjësi morale e profesionale”.

About Redaksia

Check Also

Zhulali për BBC World Service: Rama shpërfill institucionet dhe llogaridhënien në vend

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali, ka dhënë një intervistë …