Thellohet skandali! Nuk lejohen në Kuvend as deputetët që nuk janë përjashtuar!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk po lejon në Kuvend as deputetët që nuk janë të përjashtuar. Ata po protestojnë brenda Kuvendit, por nuk po lejohen nga gardistët të futen në sallën plenare.Urdhëruesja e rrethimit të sallës së Kuvendit me polici, me gardhe metalike e me dhjetëra gardistë Elisa Spiropali tha në nisje të seancës se nuk do të lejonte deputetët e opozitës që të hyjnë në sallë.

Në vijim të pengimit të opozitës që të kryejnë detyrën e tyre si të zgjedhur nga populli Spiropali tha se deputetët e opozitës po shtyjnë dhe po djegin me cigare gardistët duke mashtruar hapur.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …