Video/ Momenti kur efektivi i FNSH-së kërcënon me armë dy deputetët e PD

Kanë dalë pamjet e denoncimit nga Partia Demokratike se një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit ka kërcënuar me armë dy deputetët demokratë, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Kjo situatë ka ndodhur gjatë një momenti përplasje mes deputetëve dhe efektivët, të cilët në kundërshtim me ligjin ishin futur në obrrin e Kuvendit dhe dhunuan ligjvënësit.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

Në video shihet ku një polic tenton t’i nxjerrë armën deputetët të opozitës. Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …