Vokshi: Jemi dhunuar fizikisht nga Garda! Kuvendi është kthyer në burg të sigurisë së lartë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas dhunës së gardës edhe ndaj grave deputete. Vokshi i kërkoi Spiropalit të tregojë se kush e mban peng këtë parlament.

“A i patë skenat? Gratë deputete me urdhër të një gruaje deputete, Elisa Spiropalit, u ndaluan fizikisht nga garda.

Neni 122 e ka fare të qartë që garda merr urdhër vetëm nga kryetari i Kuvendit, pavarësisht se Elisa thoshte se nuk janë urdhrat e mia, dikush tjetër jep urdhra. Atëherë të në thotë Elisa Spiropali, kush e mban peng ketë parlament.

Parlamenti nuk është më i përfaqësuesve të popullit. Parlamenti është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.

Shikoni se si i kanë vëne hekurat. Është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Cili parlament i botës mban të tillë hekura…?”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …