Zhulali për BBC World Service: Rama shpërfill institucionet dhe llogaridhënien në vend

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali, ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka folur për paktin Rama-Meloni në lidhje me emigrantët nga Afrika, duke theksuar se kjo nuk e zgjidh problemin.

Gjithashtu Zhulali është ndalur edhe te qeverisja e Edi Ramës, ku ka thënë se kryeministri i shpërfill institucionet dhe llogaridhënien në vend.

Intervista

Gazetari: Le të flasim tani me znj. Ilda Zhulali, një politikane nga grupi kryesor opozitar i Partisë Demokratike, e cila ka qenë edhe këshilltare për integrimin europian e dy presidentëve shqiptarë dhe na bashkohet nga Tirana. Mirëserdhe në program. Çfarë mendoni për këtë skemë (marrëveshjen Rama-Meloni)

Ilda Zhulali: Italia është një vend mik. Gjatë kohës së qeverisjes së saj Partia Demokratike nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik me Italinë. Dhe ne kemi qëllimet më të mira dhe ndjenjat më miqësore ndaj Italisë dhe popullit Italian.

Ne kemi shprehur kundërshtinë tonë për këtë marrëveshje, në rradhë të parë në raport me sjelljen e Kryeministrit shqiptar, i cili pa asnjë konsultim, në fshehtësi të plotë, dhe përmes komunikimit skandaloz i njohu shqiptarët me këtë marrëveshje përmes medias italiane, duke treguar mungesë të theksuar respekti ndaj vendit dhe popullit të tij.

Ky është nje tjetër tregues që Kryeministri Rama qeveris pa përfillur institucionet shqiptare dhe llogaridhënien demokratike në vend.

Sa i përket vetë thelbit, së pari, kjo marrëveshje nuk e zgjidh problemin. Numrat flasin vetë. Përshembull, gjatë 2022 në Itali mbërritën më shumë se 100.000 emigrantë, ndërkohë që janë kthyer ose riatdhesuar në vendet e tyre më pak se 4.000 njerëz. Kjo ndodh sepse Italia nuk ka marrëveshje ripranimi me vendet e origjinës së emigrantëve, përvec Egjiptit, por dhe me të zbatimi nuk shkon mirë.

Së dyti, kjo marrëveshje nuk dekurajon emigrantët, për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Shqipëria është fqinj me Italinë, është në Europë, dhe është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shqipëria është gjithashtu pjesë e të ashtuquajturit rrugëkalim i Ballkanit Perëndimor, që pëdoret nga emigrantët për të arritur Europën përmes tokës.

Së treti, pavarësisht parashikimit në letër, në praktikë është e pamundur të mbash emigrantët në qendra të mbyllura për kohë të gjatë. E kemi parë të ndodhë në Itali, e kemi parë të ndodhë në Shqipëri. Ndër dhjetëra mijë emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri dhe janë vendosur në këto qendra, shumë pak, për të mos thënë asnjë, ndodhet ende në këto qendra. Ne nuk e dimë se ku kanë shkuar këta njerëz, por mund të hamendësojnë që kanë mbërritur në vendet e BE.

Së katërti, emigrantët që u shpëtojnë luftrave dhe varfërisë në vendet e tyre, mund të bien pre dhe të shfrytëzohen nga rrjetet e krimit të organizuar që merren me trafikimin dhe kontrabandimin e qenieve njerëzore. Fatkeqësisht, sic e kanë evidentuar dhe agjencitë europian dhe ndërkombëtare ligjzbatuese këto rrjete kanë një bazë të fortë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …