A mund të bëhet “Gjoka-Maneku” një Katica Janeva maqedonase?

Nga Basir ÇOLLAKU

A mund të kthehet rasti gjyqtares “Gjoka” një model si në Maqedoninë fqinje me prokuroren speciale Katica Janeva? Kurrë mos thuaj kurrë.

Gjyqtarja e qendrës së vendimeve për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin, tani kërkon të hetohet dhe zonja Argita Malltezi sepse ka pyetur rreth dyshimeve mediatike të deklaruar për punën e gjyqtares.

Zonja kujtohet pas katër javësh, të kërkojë nga Prokuroria e Posaçme, hetime te deklarimeve.

Ndryshimet ligjore absurde të pa-hasura askund, kanë bërë SPAK-un fuqiplotë të hetojë ose mos-hetojë çdo anëtar të trupës së drejtësisë në vend, të çdo niveli, sipas asaj çfarë çmojnë ata.

Pavarësisht se vendimmarrja e fundit e gjykatës, nxori një prolem serioz të mbajtjes në burg me vite pa prova të shumë qytetarëve të akuzuar për vepra të rënda. A po kërkon të amnistojë vetveten Maneku-Gjoka-Spata, pas akuzave jo të pakta rreth saj e ndaj saj?

Duke nisur me vendimet e autoriteteve greke në vititn 2002, ndalimin për hyrjen atje, pas paraqitjes së një dokumenti të falsifikuar, apo më pas largimin për në Itali në vititn 2004, periudhë në të cilën e kishte të ndaluar hyrjen në vendet e zonës Shengen, sipas vendimeve të drejtësisë së një vendi anëtar, si Greqia.

Shkarkimin nga detyra rikthimin në detyrë, dokumentë të munguara në dosjen e saj të mosdeklarimeve, që e ngarkojnë me jo pak përgjegjësi.

Katica Janeva ishte prokurorja speciale maqedonase, e cila pas triumfit publik se po goditej krimi e kurrupsioni nga prokuroria special drejtuar prej saj, u gjend në një skandal përgjimi publikuar nga lideri opozitës së asja kohe Zoran Zaev më pas kryeministër.

Pergjim fliste për ndërmjetës kërkues në emër të saj të shumës një milionë euro për ndryshimin e masës së sigurisë një të pandehuri të dosjes “Perandoria”. Në shkurt 2019, ndodhi arrestimi i Janevës për çështjen “Zhvatja”.

Zonja Argita Malltezi ka pyetur publikisht Strukturën e Posaçme se a ka një përgjim video, gjendur në një telefon të sekuestruar, ku gjendet gjyqtarja Maneku në një bisedë për aferë të paligjshme 500 mijë euro??

Malltezi ka bërë denoncim ndaj prokurorëve Kraja, Minollai, e gjyqtarëve Maneku-Spata e Olldashi për shpërdorim detyre në bashkëpunim, por kolegët e tyre me tagrin për të hetuar kanë vendosur pro njëri-tjetrit, duke vendosur mosfillim hetimi.

Kjo është mënyrë kontrolli dhe presioni. Heto vetveten, mbro vetveten. Përgjimet sidomos të platformave sky-encrochat, janë të pafundme në gjashtë vite të funksionimit të tyre.

Duke qenë të njohur me faktet edhe të publikuara nga dosjet e Strukturës Speciale të Hetimit, ka prokurorë e gjyqtare të çdo niveli dhe strukturë të drejtësisë së reformuar, aktorë në përgjime në histori kriminale.

Aty mbahet peng trupa hetuese e brohoritur me propogandë.

Opozita duhet të kërkojë nga partnerët e investuar në ndihmën juridike, sjelljen e miliona faqeve përgjime, të ushtrojnë presion edhe publik për mbrojtjen e deritanishme të të implikuarve prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, duke vënë prioritet sigurisht ministra, deputetë, e bashkiakë.

Por pa lënë pas dore biznesmenë e gazetarë.

Presioni për të mënjanuar këto materiale tronditëse përgjimesh, kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet vendimmarrja.

Vendim i Strasburgut pak ditë më parë rreth kësaj çështje, duket se ka zbritur optimizmin e të përfshirëve në këto dosje.

Por në ato përgjime ka Katica Janeva shqiptare në drejtësi, politikë, e qeveri, me shumicë.

Mjaft prej tyre deri tani po mbrohen nga Struktura e Posaçme apo u jepet kohë?!. Nëse do hapej ky thes masakër, do të fikeshin dritat në së paku 80 përqind të zyrave publike në Shqipëri…

About Redaksia

Check Also

Pse dhe nga “cilët” mbrohet çifti i mashtruesave të liçensuar Nexhi & Idajet Beqiri?

Nga Adriana KALAJA Besoj se secili që lexon këto emra, ndjen neveri. Ndjen edhe trishtim …