Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot kryehajduti i kombit i të gjitha kohërave, zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, mirënjohjen time më të pakufishme për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Për oratoret e oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat në të katër anët e vendit.
Një përshëndetje të veçantë për deputetin Ervin Salianji, i burgosur politik në burgjet e narkodiktatorit Edi Rama.
Përshëndetje të gjithë demokratëve që për qëndresën e tyre, përballen me persekutimin dhe ndjekjen policore të narkoregjimit.
Miqtë e mi!
Sot kryehajduti i kombit i të gjitha kohërave, zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij. Të flasë sikur të ishte nën efektin e drogave, jashtë çdo realiteti.
Tani do ti shtrojmë disa pyetje.
Ti që rrah gjoksin në kujdesin shëndetësor që u tregua ndaj teje, ke ndjenja njerëzore ti. A ekziston njerëzia, humanizmi si vlera morale, në të cilat shpirti yt është si një trung i thatë, i zhveshur totalisht prej tyre.
A tu kujtuan ty tek notoje në një det kujdesi, ilaçesh dhe mjekimesh ku nuk të mungonte asgjë, të sëmurët që u shkurtoje jetën sepse me ministrat, nënpunësit e tu, u vidhje ilaçet. U vidhje paratë e ilaçeve, ilaçeve për të përballuar jo herniet e tua, por sëmundjet më të rënda që kapin njeriun.
Po ç’gojë ke ti të flasësh për kujdes shëndetësor, në një kohë që le të sëmurët në mëshirën dhe kthetrat e sëmundjeve, sepse me ministrat dhe drejtorët u vidhni ilaçet, u vidhi vitet e jetës, u shkatërroni shëndetin, kryeni krime kundër njerëzimit”, tha Berisha.