Berisha: T’i rikthejmë Shqipërisë drejtësinë, ligjin, kushtetutën, parlamentin, institucionet

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se me Edi Ramën nuk ka kurrë integrim.

Berisha theksoi se na përket ne të marrim fatin në duart tona, na përket ne me mosbindje civile të krijojmë qeveri teknike, ta kthejmë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Berisha: Me Edi Ramën nuk ka kurrë integrim.

Vendimi i Luksemburgut kishte lidhje fund e krye me gjeostrategjinë. Asnjë lidhje tjetër nuk ka.

Na përket ne të marrim fatin në duart tona, na përket ne me mosbindje civile të krijojmë qeveri teknike, ta kthejmë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Të ndryshojmë drejtimin e Shqipërisë.

Të ecim krenar drejt zgjedhjeve të lira.

Të ecim krenar drejt ndryshimit të pushtetit.

Të ecim krenar drejt shndërrimit të pasurive dhe fondeve publike, në mirëqenie rroga, pensione e pasuri për shqiptarët.

Të ecim krenar me shndërrimin e turizmit në një mirësi të madhe për qytetarët shqiptarë.

Të ecim krenar me luftën pa mëshirë kundër dhimbjeve të kafshatës, vendosjen e minimumit jetik 200 euro, të të gjitha pensioneve mbi 200 euro, të rrogës minimale 500 euro.

Të heqjes së TVSH-së për ushqimet.

Të dyfishimit të rrogave dhe pensioneve dhe të dalim në krye të vendeve të rajonit, për rrogat, pensionet, begatinë e qytetarëve shqiptarë.

T’i rikthejmë Shqipërisë drejtësinë.

T’i rikthejmë në Shqipëri ligjin, kushtetutën, parlamentin, institucionet.

T’u japim përgjigjen e merituar narkozyrtarëve, narkogjykatësve, narkoministrave, narkoprokurroëve.

Ne jemi më të fortë, qindra herë më të fortë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Vokshi në Shkodër: Gratë rol të rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve!

Deputetja e PD, Albana Vokshi është bërë pjesë e një tryeze diskutimi, me temë ‘Aspekti …