Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të dielë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Çyrbja është marrë i pandehur për ‘shpërdorim detyre’ pas kallëzimit të deputetit demokrat Edi Paloka për abuzime me detyren kur ishte drejtor i Kadastres së Durrësit.
Në atë kohë drejtues politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka çuar në SPAK deputetin socialist i akuzuar për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Gjithashtu Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash.
Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thuhet në reagimin e policisë për mediat.
Burime të “Balkan Web” bëjnë me dije se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një person tjetër por ende nuk ka detaje për identitetin e tij.
Burime të “Balkanweb” bëjnë me dije se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.
Ish-deputeti i PS, është arrestuar pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.
Përveç kësaj akuze, Çyrbja akuzohet edhe për një çështje tjetër. Ish-deputeti ka deklaruar se lënia e mandatit nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit
Disa ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dorezon mandatin pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.
Vendimi për t’i dhënë fund detyrës si ligjvënës është konfirmuar nga vetë Çyrbja. Në një reagim për mediat, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë Çyrbja.
Hetimet e deritanishme kanë treguar se Çyrbja kishte shpërdoruar detyrën në 4 raste kur drejtonte Hipotekën Durrës, që kanë të bëjnë me praktika për trajtimin e pronave në qytetin e Durrësit.
Gazeta RD