Analisti Enton Abilekaj deklaron se kemi një forcë ushtarake të politizuar që nuk e njeh më ligjin dhe përdoret nga Edi Rama si armë kundër opozitës.
Përsa i përket arrestimit të Ilir Metës, Abilekaj tha se një arrestim i tillë ndodh vetëm në rastet ku personi do ishte i super kërkuar nga policia.
“Mendoj se kjo është një polici e cila nuk e ka idenë se ca po bën, është përfshirë në një betejë politike, në favor të Edi Ramës, kundër opozitës. Vetëm nëse do ishte i super kërkuar nga policia, mund ta ndalonin dhe të prezantoheshin si polic. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo, këto ndodhin vetëm në vendet ku policia politike, merr peng opozitën.
Kemi të bëjmë më një forcë ushtarake, e cila është politizuar, nuk e njeh më ligjin dhe përdoren nga Edi Rama si armë kundër opozitës”, deklaron Abilekaj.
Gazeta RD