Andi Bushati është shprehur ashpër për mënyrën sesi është bërë arrestimi i Ilir Metës. Sipas tij SPAK sot është një hanxhar në dorën e Ramës për të goditur opozitën.
Bushati ka theksuar se Veliaj i cili ka vjedhur miliarda bën propagandë në televizione dhe SPAK sot ka shkatërruar zgjedhjet.
“Kush i trimëron ata banditë që heqin brekët mbrapsh ara element Balilit kur duan ta arrestojnë, ata i trimëron SPAK dhe drejtësia e re. Sot nuk kemi më iluzione që drejtësia e re është një hanxhar për të shkatërruar opozitën.
Këta duan të godasin opozitën, pasi SPAK po merret sepse këta janë krerët e opozitës. Nano iku si hajdut me votë popullore dhe nuk merret kush më me të pasi nuk i prish punë Ramës. Nano ka akuzë që ka vrarë një person me makinë dhe e ka hedhur në kanal dhe SPAK nuk merren me të
SPAK dhe drejtësia e re janë sqepari i Edi Ramës. Rama në kongresin e PS i bëri thirrje SPAK që të arrestonte Metën dhe Berishën. Linja politike e Ramës ishte të largonte me ligj Metën nëpërmjet ligjit me spiunët dhe meqë nuk e arriti tani përdor SPAK për të shkatërruar zgjedhjet e ardhshme.
Gjithë vjedhjet e Metës nuk janë sa një pagesë për dashnoret e Veliajt. Ai që ka blerë mediat me paratë e inceneratorët bën propagandë i lire kjo do të thotë fundi i SPAK”, tha Bushati.