Nga Alba KEPI
Show-i policorë për të terrorizuar popullin e për të treguar forcën.
Show-i i drejtësisë për të neutralizuar kritikat e justifikuar reformën.
Show-i mediatik për tê harruar arrestimet e djeshme e skandalet e sotme.
Nuk dihej vallë adresa e Ish-Presidentit qê u desh ky mega aksion forcash speciale mes autostradës?
Nuk mund të arrihej me një thirrje të drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë.
Në këtë vend ku mafiozi e krimineli, hajduti e mashtuesi hyjnë e dalin sa herë të duan në kufi, u desh ky demostrim terrori për të treguar suksesin e Drejtësisë?
Në asnjë vend demokratik nuk do mund tê ndodhte njê arrestim i tillë ndaj një ish Presidenti Republike e Kryetar i një Partie.
Drejtësia bazohet në pilastra instrumentash demokratike e norma të drejtash e lirish civile, por në Shqipëri nuk ka mbetë më asgjë Demokratike.
Neodiktaturë!