Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino çfarë u bëjnë emigrantëve

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, teksa ka folur në lidhje me marrëveshjen e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve të kapur në brigjet italiane, ka komentuar edhe arrestimine Ilir Metës ditën e djeshme.

Ndërsa fliste për median italiane, Renzi është shprehur për qeverisën shqiptare se kur “tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino çfarë mund tiu bëjnë emigrantëve bangladeshas.

“Ne e dimë që pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas”, – thotë ai.

Renzi e lidh arrestimin e Metës me marrëveshjen për emigrantët duke e ngritur si shqetësim për mënyrën si do trajtohen refugjatët në kampin e Gjadrit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …