Manjani: Arrestimi i Metës show! Në vendimin e gjykatës nuk gjendet arsyeja e ndalimit!

Juristi Ylli Manjani, teksa komentoi rrëmbimin nga policë me kapuçë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se gjithçka ishte një show.

Manjani tha në “A Show” se në 167 faqet e dokumentit të vendimit të gjykatës, mund të gjenden të gjithë thashethemet e botës, por jo arsyeja se pse është arrestuar Ilir Meta.

“Nxitimi për të arrestuar, në fund të ditës është shou. Nëse drejtësia jonë vazhdon e krenohet për numrin e të arrestuarve, po bën shou. A e bën për qëllimin e vet, qëllim politik, apo diplomatik, kjo nuk ka fare rëndësi.

Drejtësia që krenohet me arrestime po bën shou, po i shërben dikujt që të vendosë një klimë presioni publik.

Po dëgjuat arrestime me persona nën hetim, janë të gjithë spekulative dhe të diskutueshme. ‘Arresti me burg’ është masë ekstreme, kur masat e tjera nuk kanë dhënë efekt, ose kur personi rrezikon të prishë provat, po u la i lirë, atëherë ti e izolon.

167 faqe për të justifikuar 2-3 masa që janë ekstreme. Ai që shkruan kaq shumë do të fshehë gjërat.

Vendimi tre gjëra ka. Në 167 faqe është marrë nëpër gojë gjysma e biznesmenëve të Tiranës, lidhje familjare, janë lincuar emra tani. Janë të gjithë biznesmenë dhe janë kontrata private që nuk i intereson askujt.

A e kuptoni se çfarë ushqimi do ti jepet turmës së drejtësisë popullore.

Gjykata nuk ka bërë punën esenciale, që të na bindë ne se pse ka dhënë atë masë.  Këtë nuk e ka thënë.

Në 167 faqe do të gjeni të gjithë thashethemet e botës, por jo arsyen pse është arrestuar Ilir Meta.

Kjo nuk është drejtësi”, tha Ylli Manjani.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …