Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te takimi i njoftuar i Edi Ramës me diasporën në ShBA.
Në fund të fjalës së tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i bëri thirrje emigrantëve në Amerikë që t’i japin mësimin që meriton këtij antishqiptari.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, thirrja ime është për ju dhe çdo shqiptar, të ngrihemi me guxim më të madh, me trimëri, me vendosmëri.
Ju garantoj se nuk ka gjë në botë që përballon dot zemërimin tuaj, guximin tuaj, revoltën tuaj.
Ju garantoj se kjo diktaturë e krimit, drogës dhe vjedhjeve shkatërrohet në sulmin tonë të parë kundër saj.
Ju garantoj se ajo të ardhme nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Prandaj le t’i shkurtojmë ne ditët e zeza të saj, që nuk meriton asnjë ditë të bardhë.
Qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare, ju bëj thirrje kudo që jeni, u shkruani letra, mesazhe, telefonojuni vëllezërve, motrave tuaja në emigracion, të refuzojnë takimet me banditët, me vrasësit, me pengmarrësit.
U bëj thirrje emigrantëve tanë, qëndroni në anën e popullit tuaj, qëndroni në anën e demokracisë në Shqipërini.
Ngrihuni në nivelin e idealeve të lirisë të vendeve ku jetoni dhe jipni Edi Ramës mësimin që meriton.
Ai ka parashikuar një udhëtim në tetor me 26 në Nju Jork, metropolin botëror.
Ai nuk vjen për ju, ai nuk vjen për qëllime dhe interesa shqiptare tek ju.
Ai vjen tek ju si Pashiqi shqipfolës i Tiranës.
Ai vjen tek ju si një armik i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai vjen tek ku ju si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Ai vjen tek ju si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës. Që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.
U përket ju t’i jepni mësimin që meriton.
U përket ju të distancoheni nga ky antishqiptar që ndan me të atin shpirtin e xhelatit.
Që ka shndërruar pasuritë publike të shqiptarëve në parajsë për veten dhe ministrat e tij, klanet kriminale të vendit, narkotrafikantët.
Është koha për emigrant dhe emigrante, të tregojë veten e tij. T’i japë një krah, një mbështetje të reja Shqipërisë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.