Lideri i opozitës, Sali Berisha e përmbylli fjalimin e tij në këtë mbrëmje të 296-të të tubimit qytetar duke u shprehur se atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë dhe betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.
Teksa u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së radhës organizuar nga opozita, Berisha u shpreh: Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.
Berisha: Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.
Po miq!
Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.
Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.
Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.
Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.
Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.
Rrofshi ju, rroftë fitorja.
Fitore, fitore, fitore!