Prokurori i ish-Sigurimit mashtroi dhe provokoi në sallën e gjyqit Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në sallën e gjyqit. Në nisje të seancës së masës së sigurisë, duke raportuar tek gjyqtari Erjon Çela, prokurori Kraja ka deklaruar se, arrestimi i Ilir Metës është kryer pa incidente. Kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje rreth procesit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

‘Procesi ka nisur me dyer të mbyllura dhe me normalitet në orën 09:30. Sipas burimeve shumë të sigurta, pasi gjyqtari ka bërë apelin dhe ka kryer verifikimin e kushteve, të dyshuarve. Kraja sipas burimeve ka nisur të lexojë kushtet e SPAK. Në momentin që Kraja ka treguar, sipas burimeve shumë të sigurta i ka thënë Çelës që arrestimi është kryer pa incident. Në këtë moment Meta shpërtheu dhe tha se arrestimi i tij nuk ndodhi pa incidente.

Sipas burimeve shumë të sigurta, më tej Meta ka thënë që arrestimi i tij është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe të narko shtetit. Ndërkohë ka ndërhyrë avokati Genc Gjokutaj që ka kërkuar kohë. Kjo është arsyeja pse seanca është shtyrë nga gjyqtari Çela. Ai i dha kohë avokatëve mbrojtës që të njihen me materialet për secilin prej të dyshuarve. Disa nga avokatët vazhdojnë të lexojnë materialet.

Gjokutaj është parë të dalë nga ambientet e seancës. Mbasi u shty procesi gjyqësore ka dalë dhe ka dhënë deklaratë Monika Kryemadhi. Ajo dha një deklaratë kur hyri, po ashtu dha deklaratë dhe akuzë kur doli nga seanca.’, tha Hoxha.

Ndër të tjera gazetarja tha se nëse lihet masa ‘arrest me burg’, Ilir Meta nuk do niset drejt Bllokut të Sigurisë.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …