Gjatë fjalës së tij, në hyrje të institucionit të Parlamentit Europian, deputeti i PD, Saimir Korreshi u shpreh se, ditën e sotme u vu re një mungesë e theksuar theksuar informacioni nga kanalet mediatike qeveritare, edhe pse mbështetja e eurodeputetëve ka qenë nga PE erdhi në një formë sensibilizimi.
“E para e punës një herë propaganda, kasetat që funksionojnë në Shqipëri si duket kanë funksionuar mirë e bukur dhe këtej dhe ka pasur një boshllëk, mungesë të theksuar informacioni nga kanalet e tyre edhe pse ka pasur një lloji sensibiliteti nga PE.
Takimi i rëndësishëm që është bërë nga përfaqësia jonë, nga deputetët e shumtë dhe pritet të bëhen takime dhe të tjera, ka qenë një ditë kjo e ngjeshur por kanalet nuk kanë funksionuar.
Mosfunksionimi i shtetit shqiptar bën që të shkrihen shkrihen të gjitha pushtetet në një dorë të vetme ku absolutisht nuk janë përcjellë këtej dhe kjo realisht është për të ardhur keq.
Këtu deputetë kanë interes të të gjithëve dhe ata të rinjtë që ishin për herë të parë në PE janë shprehur se si ka mundësi që një grup parlament ka lënë parlamentin e Shqipërisë për të ardhur këtu”, tha Korreshi.