Momenti kur Meta mbërrin në GJKKO i rrethuar nga efektivë të shumtë

Ky është momenti kur Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndryshe nga herët e tjera, Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, pasi furgoni ndaloi në parkim në një pozicion që mos lejojë operatorët të filmojnë ish-Presidentin teksa futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho babai i Erisa Xhixhos dhe Ema Çoku.

Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër tw SPAK.

SPAK e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Kuvendi është kthyer në shpellë banditësh!

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale …