Prokurori: Kryemadhi e hoqi mitrën në bashkëpunim me Metën ndaj Meta duhet burgosur

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u shpreh në një deklaratë për gazetarët pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me akuzat ndaj tij.

Ajo theksoi se Meta nuk është i rrezikshëm, por atë “duan ta bëjnë të rrezikshëm”.

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Ç’lidhje ka Ilir Meta.

 

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi

 

About Krye Redaktor

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …