Protesta e deputetëve para PE, Korreshi: Rama i ka shkrirë të gjithë institucionet e shtetit

Shumica e deputetëve të opozitës kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Strasburgut për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore.

Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.

I ftuar në Syri TV Saimir Korreshi u shpreh se axhenda do të jetë e ngjeshur dhe detajet do të bëhen publike për t’i parë ato gjëra që kanë diskutuar edhe pse gjendja duket dhe dihet se në çfarë kushtesh është Shqipëria në këtë prag zgjedhor ku Rama i ka marë të gjitha institucionet dhe i ka shkrirë në një.

Deklarata e plotë

Kjo është e gjithanshme me thënë të drejtën, axhenda i përmban te gjitha ato që sapo thatë.

Fillojnë takimet tani në 9:30 dhe janë takime të ngjeshura për të treguar situatën që ne kemi, pastaj janë protestat e grupit parlamnetar të PD para Parlamentit Europian në Strasburg në orën 12:00 deri në orën 14:00 ku i gjithë grupi parlamenta do të qëndrojë para PE, pasi kanë mbaruar takimin një pjesë e mirë e tyre.

Po ashtu takimi do vazhdojë edhe pse axhenda e eurodeputetëve është e ngjeshur për hesap të tyre, por janë konfirmuar shumë eurodeputetë të cilët do të ulen për t’i thënë të gjitha siç kemi bërë edhe ditën e djeshme.

Axhenda do të jetë e ngjeshur dhe detajet do të bëhen publike për t’i parë ato gjëra që kanë diskutuar edhe pse gjendja duket dhe dihet se në çfarë kushtet ështët Shqipëria në këtë prag zgjedhor ku Rama i ka marë të gjitha institucionet dhe i ka shkrirë në një.

Arrestimi i liderit të opozitës i cili nuk diskutohet, në mnyrë që të pengojë këtë fushatë zgjedhore.

Pra ju e keni parë që grupet kriminale zgjedhin deputetët ku të duan e si t’i duan dhe kjo është një nga pikat që do diskutohet.

Ka aq shumë çështje për t’u diskutuar sa më thënë të drejtën ndonjëherë edhe ne harrojmë ti themi sepse tashmë janë bërë shumë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Ju jeni gjoba më e rëndë në historinë e këtij vendi!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, njëherazi dhe drejtuesi politik për Qarkun Lezhë, gjatë fjalës së …